Hulumtimet e reja sugjerojnë se meshkujt me nivele të larta të testosteronit janë më të prirë të blejnë gjësende luksoze, siç janë veturat dhe orët e shtrenjta.
Studimi i kryer nga Universiteti i Pensilvanisë pohon se dëshira për të poseduar produkte të brendeve luksoze dhe jo brende të lira, është e rrënjosur në epërsinë e idealeve biologjike e jo në barazi.
Ekipi hulumtues, i përbërë me profesorë marketingu, ka matur preferencat e 243 meshkujve mes moshave 18 dhe 55 vjet, duke e bërë këtë studimin më të madh për lidhjen mes testosteronit dhe dëshirës për të blerë produkte të shtrenjta.
Kështu, pas eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit kanë konstatuar se nivelet e larta të testosteronit shpijnë në dëshirën e meshkujve për ta “promovuar statusin e tyre social përmes konsumit ekonomik”.