Hulumtimi i paradokohshëm ka treguar që pozita e trupit tuaj dhe e qëndrimit tuaj kanë rëndësi kyç kur jeni duke pirë ujë
Në të vërtetë, qëndrimi ulur dhe konsumimi i ujit janë mënyra e cila më së shpeshti rekomandohet për të arritur të gjitha të mirat shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Çdo ditë trupi juaj humb sasi të madhe uji, prandaj është shumë me rëndësi që uji të konsumohet në mënyrën e cila është më e përshtatshmja për absorbimin e këtij lëngu.
Hulumtimet konstatojnë që me pirjen e shpejtë të ujit trupi juaj nuk do të ndiejë të gjitha përparësitë të cilat i ofron kjo pije. Gjithashtu, qëndrimi juaj gjatë konsumimit të ujit mund të jetë shumë i rëndësishëm për shëndetin.
Derisa jeni duke qëndruar në këmbë, nervat tuaja natyrshëm janë të tendosura dhe trupi juaj është nën presionin që duhet patjetër të mbrohet nga rreziqet.
Sipas shumë hulumtimeve, qëndrimi në këmbë është i lidhur ngushtë me shpejtësinë me të cilën e konsumoni ujin.
Pos ujit dhe pijeve të tjera, edhe ushqimin është me rëndësi ta konsumoni ngadalë. Kështu përmirësohet procesi i tretjes.
Ajo që gjithmonë do të duhej ta keni parasysh është që uji shpejt shkon në lukth, dhe kur qëndrojmë në këmbë, ky proces është edhe më i shpejtë.
Hulumtuesit sugjerojnë që është mirë t’u përmbahemi metodave natyrale, pra pozita më e natyrshme gjatë ngrënies dhe pirjes përfundimisht është qëndrimi ulur.