Përse Shtetet e Bashkuara nuk zgjodhën një presidente?

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 10:22 | Nga Laura Liswood

Duke analizuar zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga perspektiva e shkaqeve që çuan në dështimin e Hillary Clinton përballë kandidatit të pazakontë Donald Trump, Laura Liswood, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Botëror të Grave Lidere argumenton barrierat e grave që kërkojnë pushtetin

Mendohej se do të ishte dita kur Amerika do të shkruante historinë për veten dhe pjesën tjetër të botës. Më në fund, SHBA-ja do të zgjidhte presidenten e parë.

Rezultoi se historia do të vonohet. Kur vjen puna te fuqizimi politik, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 73 nga 143 shtete, sipas Raportit Global të Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror.

SHBA-ja po bie ngadalë nga renditja në listë – jo sepse rekordi i saj në zgjedhjen e grave po përkeqësohet, por sepse vende të tjera po përmirësohen më shumë. Sot, ka 60 anëtare në Këshillin e Grave Lidere në Botë, të gjitha aktualisht ose dikur të zgjedhura si kryetare shtetesh ose qeverish në detyrën e presidentes, kryeministres apo kancelares. Në listën e vendeve që kanë pasur një lidere të tillë në 50 vitet e shkuara, SHBA-ja është e fundit.

Pyetja e qartë është “Përse?” Përse nuk mundet shteti më i fuqishëm në botë të zgjedhë një presidente?

Duke u përpjekur të analizoj se cila pjesë e këtij dështimi lidhet me procesin e vështirësisë politike dhe se çfarë ka të bëjë me seksizmin, ndaj shkaqet në dy kategori: në farën dhe tokën. Fara është kandidatja individuale. Toka është terreni në të cilin kjo kandidate duhet të përpiqet të lulëzojë; strukturat individuale dhe proceset që ose e lehtësojnë ose ngrenë pengesa.

Fituesi i merr të gjitha

Shtetet e Bashkuara dhe sistemi i tyre fituesi-i-merr-të-gjitha është tokë e vështirë për një filiz të ri. Kolegji elektoral, jo vota popullore, përcaktojnë se kush zgjidhet, duke i dhënë më shumë peshë njerëzve në shtetet e mesit si Miçigani apo Ohajo. Në këtë sistem, kandidatët e palës së tretë mund të prishin punë, duke parandaluar kandidatët e partive kryesore të marrin avantazh të pastër në disa shtete.

Vështirësia për gratë është më e ulët në vendet me një sistem parlamentar, ku parti të shumta mund të bien dakord të mbështesin liderët e të tjerëve në koalicion. Zgjedhjet parlamentare gjithashtu vënë më shumë parti në lojë. Sa më shumë parti të jenë në lojë, aq më tepër liderë opozitarë janë. Dhe meqë gratë shpesh bëhen lidere opozitare përpara se të bëhen kryeministre, ka më shumë mundësi që gratë të fitojnë postin. Gratë gjithashtu shpesh gjejnë një pikë hyrëse në presidencë në venet ku kryeministri ekzekutiv dhe presidenti ka “fuqi të butë” më simbolike.

Më shumë se 100 vende, promovojnë shanset e grave për të qeverisur me një lloj sistemi kuotash, duke kërkuar një minimum të caktuar në numrin e vendeve në parlament që duhet t’i zënë gratë. Gratë kanë më shumë mundësi për të mprehur aftësitë politike si anëtare parlamenti apo deputete, duke krijuar një kanal të legjislatorëve gra me eksperiencë për të kërkuar një post kryesues.

Në SHBA, nuk ekzistojnë kuota të tilla, përqindja në Shtëpi dhe Senat e vendeve të mbajtura nga gratë duket se është rreth 20 për qind, pa iu afruar kurrë asaj që shumë e cilësojnë si një masë kritike prej 35 për qind. Mekanizmat firmues janë shumë të pazakontë dhe nuk kanë gjasa të futen në lojë.

Kuotat nuk çojnë përpara gratë e pakualifikuara por largojnë favorizimin në grup dhe rrjetet e mbyllura shoqërore, që gratë e kualifikuara të mund të përparojnë.

Çështje rezistence

Lufta për të lulëzuar në një tokë të ndaluar, ka disavantazhet e saj për farën. Gratë thjesht nuk përshtaten në prototipin e një lideri në një vend që e sheh fuqinë e vet te forcat ushtarake. Burrat supozohet se janë më të fortë derisa tregojnë të kundërtën. Gratë duhet të provojnë se kanë forcë, ndaj kjo e bëri sulmin e Donald Trump ndaj “rezistencës” së Hillary Clinton kaq efektiv. Duke përdorur këtë fjalë të koduar, ai luajti me frikën e pavetëdijes amerikane që Clinton nuk do të ishte një kryekomandanti mjaftueshëm e fuqishme.

Pothuajse të gjitha gratë në Këshillin e Grave Lidere të Botës kanë përjetuar një lloj vështrimi ngultas për flokët, fustanet, zërin dhe stilin – gjë që ndodh rrallë te burrat. Në atë që u duk si një fushatë zgjedhore e pafund në SHBA, objektifikimi i Hillary Clinton shkoi përtej analizës së tepërt te thirrja e emrave misogjenë dhe te bluzat anti-Clinton e pankartat.

Trump u akuzua për këtë lloj mizogjinie dhe popullariteti i tij i dha zë humbjes së qendërzimit te disa mbështetës, duke i inkurajuar ata të braktisin korrektësinë politike, siç e shihnin dhe të shprehnin shqetësimin e tyre ndaj avancimit të grave (dhe grupeve të tjera historike të përfaqësuara më pak).

Sigurisht, gratë gjykohen për veten po ashtu si burrat: sipas eksperiencës, mesazhit që japin dhe pëlqyeshmërisë. Clinton, me bagazhin e investigimeve që datojnë që prej administratës së bashkëshortit të saj dhe historia e trazuar e emaileve, është parë gjerësisht si një korrierë e papërsosur dhe si e tillë si dikush që nuk e meriton presidencën. Në librin e saj Përkulu, drejtoresha e përgjithshme e Google, Sheryl Sandburg thotë se gratë duhet të jenë të pëlqyera dhe Clinton, siç tregojnë sondazhet nuk ishte e pëlqyer. Por as Trump – ai kishte pikë të pafavorshme ndaj kandidates së tij – por ai është zgjedhur tashmë president.

Kjo anormali tregon për një hendek tolerance në politikën amerikane kur vjen puna te gabimet apo gjykimet e gabuara. Në kontrollin e skrupullt të fakteve që shtypi kreu, e nxitur nga shmangia prej së vërtetës e Trump, Clinton u citua për pesë herë më pak deklarata “më pak se të vërteta” se Trump. Gjithsesi ai e quajti atë një “gënjeshtare”. Një test i thjeshtë: vini në gojën e Clinton një nga deklaratat false të Trump (Krimi po shtohet; jemi vendi më i takuar në botë) dhe më pas pyesni se si do të reagonin votuesit.

Këto ishin zgjedhje të pazakonta dhe veçanërisht të vështira për kandidaten presidenciale, por vetëm në një farë mase. Të njëjtat vështirësi individuale dhe institucionale sfidojnë gratë në një lloj niveli në çdo zgjedhje që ndodh në SHBA. Vendi tani renditet i 93-i në dy dhomat e Kongresit, sipas Unionit Ndër-parlamentar.

Sipas Saadia Zahidi, një ekonomisteje në Forumin Ekonomik Botëror, që është autore e Raportit të Hendekut Gjinor, 47 për qind e të gjitha vendeve kanë pasur të paktën një grua si kryetare shteti, në histori. Në normën aktuale, Zahidi ka parashikuar se do të duhen më shumë se 100 vjet që bota të kalojë te barazia gjinore, ku gjysma e të gjithë kryetareve të shtetit të jenë gra në çdo kohë. A do ta mbajë ritmin SHBA-ja deri atëherë?

Aspekti pozitiv është se gratë kudo në botë po bëjnë progres substancial në arritjen e posteve më të larta. Ky progres do të vazhdojë dhe do të jetë i qëndrueshëm teksa më shumë gra e shohin se është e mundur dhe e favorshme.

*Laura Liswood është Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Botëror të Grave Lidere

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme