Përsëritet kërkesa për kufizimin e ndalesës së udhëtimit

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 10:53 | Nga

Shteti amerikan, Havai, e ka bërë edhe një kërkesë tjetër për ta kufizua ndalesën e përkohshme të presidentit, Donald Trump, pasi një gjykatë ka vendosur se ky shtet ka ndërmarrë qasje të gabuar procedurale në kundërshtimin e politikës së administratës më herët këtë javë.

Prokurori i përgjithshëm i Havait ka kërkuar nga një gjyqtar në Honolulu të premten vonë, që ta publikojë një urdhër gjyqësor me të cilin lejohen gjyshërit dhe anëtarët e tjerë të familjeve, të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka lejuar që të vazhdoj ndalesa e udhëtimit me një përfshirje të kufizuar, duke thënë se nuk do të zbatohet te ndokush që ka marrëdhëne të vërteta me një person ose entitet në Shtetet e Bashkuara.

Administrata Trump këtë vendim e ka interpretuar në mënyrë të kufizuar dhe ka lejuar vetëm udhëtimin e farefisit më të afërt nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, siç janë prindërit, bashkëshortja ose bashkëshorti, dhe fëmijët, ndërsa nuk ka lejuar hyrjen e atyre që kanë farefis më të largët në Amerikë, siç janë gjyshërit apo gjyshet dhe kushërinjtë.

Më herët këtë javë, Havai ka kërkuar nga një gjyqtar në Honolulu për urdhër gjyqësor me të cilin do të qartësohej vendimi i Gjykatës Supreme për lejimin e gjyshërve apo gjysheve në Shtetet e Bashkuara.

Por, kjo gjykatë tha se gjykatat më të ulëta nuk kanë autoritet për ta qartësuar opinionin e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.

Pardje, një gjykatë e apelit tha se kjo gjykatë mund ta publikoj një direktivë kundër politikës së Trumpit në të ardhmen, nëse qeveria amerikane e zbaton gabimisht vendimin e Gjykatës Supreme, për ndonjë person ose entitet të caktuar, që është prekur nga ndalesa e përkohshme e udhëtimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme