Për shkak të mosarritjes së votave të nevojshme do të përsëritet votimi për katër anëtarët e propozuar për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, raporton Ekonomia Online.
Nga votimi i 88 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Bekim Jakupi mori 35 vota, Petrit Pepaj 22, Perparim Kabashi 16 vota dhe Fadil Ismajli 8.
Votimi do të përsëritet për dy anëtarët me më së shumti vota, Bekim Jakupi dhe Petrit Pepaj.