Përshtateni kohën e stërvitjes sipas shenjës së horoskopit

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 18:03 | Nga

Sa e rëndësishme është stërvitja për një mënyrë jetese të shëndetshme, kjo veçse dihet. Por, kur vjen puna për të përshtatur stërvitjen me orarin tuaj, pjesa më e vështirë është gjetja e kohës.

Ju jeni të zënë, jeni duke bërë një milion gjëra në të njëjtën kohë, dhe gjetja e një ore ose dy gjatë ditës tuaj për t’u stërvitur, djersitur, pastaj dushi dhe dukeni të pashëm pas gjithë këtyre ndonjëherë mund duket e tepër dhe të afër të pamundurës.

Kjo është pikërisht arsyeja pse është e domosdoshme të kuptojmë se cila është koha më e mirë për t’u stërvitur – kjo do të bëjë që ajo të vijë më e natyrshme dhe me siguri do t’ju ndihmojë të ruani ritmin e duhur. Një mënyrë për të gjetur kohën më të mirë për t’u stërvitur është t’i kushtoni vëmendje shenjës tuaj të zodiakut.

Kjo mund të duket e rastësishme, por shenja juaj mund t’ju japë shumë për të kuptuar rreth vetes e që do t’i bënte gjërat e përditshme pak më të lehta. Ju tashmë mund ta dini se çfarë lloj stërvitjeje është më e mira për shenjën tuaj, por ae dini se në çfarë kohë të ditës duhet ta bëni?

Për shembull, shenjat e ujit, si Akrepi dhe Peshqit, preferojnë të stërviten në mbrëmje: Kjo për shkak se hëna kontrollon baticat e oqeanit, dhe hëna gjithashtu kontrollon emocionet dhe energjitë e shenjave të ujit. Prandaj, ata kanë më shumë energji gjatë mbrëmjes, dhe kjo është kohën më e mirë për të shkuar në palestër.

Astrologia Lisa Stardust ka folur në lidhje me gjetjen e kohës më të mirë për t’u ushtruar sipas shenjës tuaj zodiakut dhe ajo na mbush me të gjitha detajet:

Dashi (21 mars – 19 prill)

Nëse jeni një Dash, Stardust thotë se ju do të duhet ta planifikoni kohën tuaj të palestrës për mëngjes: “Iniciatori i zodiakut, dashi është një arritës i vërtetë, duke shpërthyer me energji, duan që stërvitja të jetë gjëja e parë në mëngjes. “Fillojeni ditën me disa kardio pompuese të zemrës për ta fuqizuar më së shumti atë.

Demi (20 prill – 20 maj)

Si një Dem, ju jeni një punëtor shumë i fuqishëm, dhe ju nuk doni që asgjë t’ju shkëpusë nga dita juaj në zyrë. Stardust thotë: “Demi ka fuqinë dhe nxitjen për të punuar shumë duke bërë squats qoftë edhe në zyrë për të ruajtur formën”. Mundohuni të bëni një stërvitje të shpejtë diku në zyrën tuaj ose të shkoni në palestër gjatë orës së drekës.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Stardust thotë: “Binjakët kanë fuqinë e dy njerëzve – pasi ata janë të sunduar nga dy të ngjashmit – që do të thotë se ata mund të përshtaten për stërvitje, në drekë apo edhe intervalin e thashetheme në zyrë gjatë pushimit të tyre të drekës”.

Gaforrja ( 21 qershor – 22 korrik)

Nëse jeni një gaforre, basti juaj më e mirë është të stërviteni gjatë natës. Stardust thotë: “Guacka e tyre e fortë i jep gaforres vendosmërinë për të qëndruar në formë, megjithatë, gaforre ndjehet e rehatshme duke u stërvitur nën sunduesin e saj planetar, hënën”.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Luanët, do të ndiheshin më të rehatshëm gjatë ditës, kur keni më shumë energji. Stardust thotë: “Të udhëhequr nga dielli, stërvitja e Luanit në mes të ditës – mundësisht në orët e mëngjesit”.

Virgjëresha (23 gusht – 23 shtator)

Si një Virgjëreshë, ju keni nxitje të mjaftueshme për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Stardust thotë, “Virgjëresha përdor energjinë e saj mërkuriale për të bërë aktivitete të ndryshme tokësore si stërvitja gjatë orarit të punës, në të njëjtën kohë me projektet e tjera të punës”.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Stardust thotë, “Peshorja me mendjen asnjanëse stërvitet në mesditë për të balancuar energjinë e saj, duke u shpenguar nga kërkesat e punës gjatë pushimit të drekës”. Mundohuni të planifikoni një stërvitje gjatë ditës kur ndjeheni më të stresuar si një mënyrë për t’u qetësuar.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Akrepë, ju do të duhet të bëni palestër gjatë natës. Stardust thotë: “Të sunduar nga Plutoni, Akrepët e duan errësirën, që do të thotë se ata duan të punojnë në orët e mbrëmjes, duke marrë energjinë e tyre të mesnatës, duke përdorur orën e tyre të energjisë për të qëndruar në formë”.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Mënyra më e mirë për të filluar ditën është në palestër. Stardust thotë: “Të shpejtë nga natyra, shigjetari i dashur zgjohet nga dremitja me pozitivitet – duke e çliruar energjinë e tyre të zjarrtë përpara mëngjesit”.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Nëse është e mundur, provoni të ushtroni gjatë punës. Stardust thotë: “Bricjapi i dhënë pas punës stërvitet në orarin e zyrës së tyre, duke përdorur madje edhe tryezën si një mbajtëse për t’i shtrirë krahët e tyre gjatë orarit të punës”.

Ujori (20 janar – 19 shkurt)

Ju mund ta bëni ditën tuaj më të mirë duke caktuar një stërvitje në pasdite. Stardust thotë: “Shenja e bartësit të ujit përdor një stërvitje në mesditë për të shtuar pikët në hapin e tyre të shpejtë, duke shtuar energji në ditët e tyre”.

Peshqit (20 shkurt – 20 mars)

Stardust thotë: “Peshku duhet të stërviten në perëndim të diellit, mundësisht në muzg, kështu që ata mund të çlirohen nga puna e një dite të vështirë dhe të shtrihen nën qiellin e ngjyrosur me ngjyrat e muzgut”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme