Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Qendra në Prishtinë, , mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale “Zjarrvënie”, konform nenit 322 të KPRK-së.
Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Zjarrvënie” të ndodhur më 24.08.2023, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, PK kërkom nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.
PK thekson se e vlerëson bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj pret që informacionet t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.