Person i therur me thikë në Podujevë, në gjendje të rëndë në QKUK

Prishtinë | 02 Sht 2025 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Një person është therur me thikë në Podujevë dhe është dërguar me urgjencë për trajtim në QKUK.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile.

“Pacienti është pranuar me plagë nga mjeti i ftohtë dhe pas ekzaminimeve është dërguar në sallën operative nga ekipet e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe torakale”, tha Syla.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

Të ngjashme