Persona të armatosur ka sulmuar kampusin e Universitetit të Kabulit të hënën, duke vrarë të paktën 10 studentë teksa ka shkëmbyer të shtëna me forcat e sigurisë, ka thënë një burim nga qeveria afgane.
Sulmuesit kishin vënë në fokus studentët dhe gjuajtën mbi ta .
“Ata gjuanin mbi çdo student që shihnin”, thotë Fathullah Moradi për Reuters, duke shtuar se ai menaxhoi të ikte përmes një prej dyerve të universitetit me një grup shokësh.
Talibanët thanë se nuk ishin luftëtarët e tyre të involvuar në sulm dhe asnjë grup tjetër nuk mori përgjegjësi.
Disa sulmues kanë hyrë brenda kampusit dhe po luftonin me forcat e sigurisë, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Tariq Arian.
Të paktën 15 persona kanë mbetur të lënduar.
Një sulm i ngjashëm ka ndodhur muajin e kaluar në një qendër edukimi në Kabul që la të vdekur 24 njerëz, shumica studentë. Dhuna ka shqetësuar Afganistanin derisa qeveria dhe negociatorët talibanë janë takuar në Katar në përpjekje për marrëveshje paqeje.