Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i një vrasje që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt.
Sipas policisë dy persona të maskuar kanë hyrë na kafiteri dhe kanë shtënë me armë zjarri.
Më pas ata janë larguar në drejtim të panjohur.
“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, ka thënë për Express zëdhënësi i policisë Avni Zaiti.
Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale .