Persona të maskuar sulmojnë Raiffeisen Bank, filiali në Ferizaj

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 18:22 | Nga

Persona të maskuar sot kanë hyrë në filialin e Raffeisen Bank në Ferizaj.

Në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, afër HIB Petroll katër persona të maskuar kanë hyrë në bankë, filialë e Raiffeisen Bank.

Rastin e ka konfirmuar për ferizajpress edhe zëdhënësi i policisë toger Agim Gashi.

“Sipas informatave që kemi ,katër persona të maskuar kanë hyrë me dhunë në këtë filialë të bankës. Të dyshuarit janë larguar shumë shpejt. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Ende nuk kemi ndonjë raport se çka kanë marrë plaçkitësit pasi ende nuk kanë përfunduar hetimet”, ka thënë togeri Agim Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme