Nën patronazhin e kryeministrit Ramush Haradinaj, po mbahen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, me rastin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Në homazhe po marrin pjesë shumë personalitete të njohura nga të gjitha fushat, raporton Ekonomia Online.
Pjesë e homazheve ishin kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, deputetët e Parlamentit të Kosovës, subjektet politike, FSK, Policia e Kosovës, kryetarë komunash, gazetarë etj.