Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore dhe Grupi për Qasje në Zgjedhje të përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar lansuan sot një doracak për qasjen dhe terminologjinë e drejtë për personat me aftësi të kufizuara.
Qëllimi kryesor i këtij doracaku është eliminimi i barrierave që bëjnë të pa mundur qasjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën e përditshme.
Me këtë rast Kryesuesi i Grupit për Qasje në Zgjedhje, Afrim Maliqi tregoi tre shkaktarët kryesore që pengojnë qasjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.
“Ne sot po e lansojmë një dokument i cili do të ndikoj dhe do të përdoret në veçanti nga mediat, por edhe nga institucionet dhe shoqëria jon në përgjithësi. Nga përvojat e deri tanishme kemi parë se mund të jenë tre shkaktar të cilët nuk u japin mundësi të mjaftueshme personave me aftësi të kufizuara në shoqëri, e para është infrastruktura e papërshtatshme dhe ambienti, e dyta është legjislacioni i cili nuk i merr në konsideratë të drejta e personave me aftësi të kufizuara, dhe paragjykimet të cilat shoqëria i ka për personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë Maliqi.
Ndërsa, Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkelqim Hysenaj, vuri në pah problemet lidhur me përdorimin e terminologjisë nga ana e gazetareve të rinj.
Hysenaj po ashtu tha se mediat në Kosovës i kushtojnë shumë pak hapsir personave me aftësi të kufizuara. Sipas tij përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në media do të ishte e një rëndësie të veçantë dhe do të shërbente si motivim për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.