Personat me nevoja të veçanta do të kenë qasje më të lehtë në objekte publike e private, komuna lanson fushatën

Prishtinë | 30 Maj 2023 | 11:59 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me ambasadoren e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, kanë nisur vizitat e hapësirave të identifikuara për intervenim, largimin e barrierave, dhe vendosjen e segmenteve të nevojshme infrastrukturore për qasje në objekte publike dhe private për personat me aftësi të kufizuara, personat e moshuar dhe kategori të tjera me vështirësi në lëvizje, në kuadër të fushatës “Prishtina një qytet pa barriera”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Rama tha se në kryeqytet veç kanë filluar intervenimet për t’i mundësuar qasje më të mirë, me të lehtë e më të shpejt për të gjithë qytetarët e sidomos për ata me nevoja të veçanta.

Ai tha se kjo fushat është e paraparë që të vazhdojë për 30 ditë, por sipas tij, intervenimet do të vazhdojnë deri sa Prishtina të transformohet në një qytet me qasje për të gjithë.

“Po i shohim mundësit e intervenimeve në kryeqytet për t’i mundësuar qasje më të lehtë të gjithë personave, posaçërisht personave me nevoja të veçantë. Është kjo një proces ku edhe e kemi nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me ambasadoren Elavan edhe i falënderoj shumë për iniciativën. Intervenimet i kemi filluar, kemi intervenuar menjëherë”.

“Të gjitha projekte e reja që janë duke u zhvillu do të jenë të zbatueshëm  në atë mënyrë që të gjithë të kenë qasje. Prishtina për të gjithë është edhe premtimi im e këtë vetëm se po e bëjmë. Ku është një proces i vazhdueshëm, e kemi një program 30 ditore mirëpo do të vazhdoj deri sa Prishtina të transformohet në një qytet me qasje  për të gjithë”, tha ai.

Elvana Shala i ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që të i’u bashkohen në këtë fushatë dhe të tregojnë hapësirat ku ka nevojë për intervenim, raporton EO.

“Unë jam e lumtur për bashkëpunimi që e kemi me kryetarin për këtë fushatë. Kjo është edhe një nga zotimet tona. Duhet të shtoj se kjo nuk është vetëm për personat me nevoja të veçanta, por për të gjithë njerëzit që kanë vështirësi një lëvizje po mundohemi që të i’u krijojmë qasje të mirë”.

“Ky është një proces që do të vazhdoj ndoshta gjatë gjithë vitit, do të hymë thellë në të gjitha lagjet për t’i identifikuar se ku ka nevojë të intervenohet dhe këtu i’u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në këtë fushat që të na tregojnë hapësirat ku ka nevojë për intervenim”, tha ajo.

Të ngjashme