Konsumimi i mishit të pulës i vë konsumatorët në një rrezik të lartë të një forme të rrallë të kancerit të gjakut.
Drejt një konstatimi të tillë kanë arritur shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, gjersa kanë vlerësuar se përveç llojit të kancerit të gjakut, i njohur si limfoma jo-Hodgkin, burrat rrezikohen edhe me kancer të prostatës, transmeton lajmi.net.
Hulumtimi përfshiu analizimin e 475 mijë burrave britanez të moshës mesatare për një periudhë tetë vjeçare, midis vitit 2006-2014.
Dietat e tyre u analizuan krahas sëmundjeve me të cilat vuanin ata.
Përreth 23 mijë prej tyre zhvilluan kancer.
“Konsumimi i mishit të pulës lidhej pozitivisht me rrezikun për melanomën malinje, kancerin e prostatës dhe limfomën jo-Hodking”, thuhej në shkrimin e botuar në revistën ‘Journal of Epidemiology and Community Health’.
Hulumtimi që u krye ishte një ‘studim i shoqatës’.