Personi i cili u gjet i vdekur më 8 tetor në qelinë e tij në burgun hetues Waaghof të Bazelit është N.H. nga Gjakova. Albinfo.ch merr vesh nga burimet e veta se i ndjeri është i lindur në vitin 1976 ndërsa transportimi i kufomës për në Kosovë do të bëhet nesër, e enjte, më 13 tetor.Ai është gjetur i vdekur në një qeli të burgut hetimor Waaghof të Bazelit ë, pasditen e të shtunës. Siç bën të ditur prokuroria shtetërore e Bazelit (Basel-Stadt) personi është një 40 vjeçar nga Kosova i cili e kishte varur veten.
Një gardian e kishte gjetur kosovarin të vdekur pas kohës së drekës, ndërsa mjeku i urgjencës dhe ndihma e parë kishin mundur vetëm të konstatonin vetëm vdekjen. I ndjeri po mbahej prej një jave në paraburgim për kërcënime në lidhje me dhune familjare.
Shkaqet e vdekjes mbetet të sqarohen nga mjekësia ligjore dhe policia kriminalistike. Tash pe¨r tash nuk ka ndonjë dyshim për veprim të ndonjë pale të tretë.