Seriali i vizatuar, Shrek, është shumë i pëlqyer, jo vetëm për fëmijët. I bazuar në një përrallë të vitit 1990 dhe i publikuar së pari më 2001, Shrek dhe personazhet e tij kanë pushtuar ekranet e mijëra njerëzve në mbarë botën.
Por, disa teori thonë që Shrek në fakt ishte i inspiruar nga një person që jetoi vërtetë dhe nuk ishte fare fiktiv. Edhe pse kompania që prodhon serialin, DreamWorks, asnjëherë nuk i ka komentuar, thashethemet nuk janë ndalur, sidomos për shkak të ngjashmërisë fizike mes Shrek dhe mundësit francez, Maurice Tillet.
Tillet kishte lindur në Rusi nga prindër francezë më 1903. Ai u diagnostifikua me akromegali, sëmundje hormonale që shkakton rritje të pazakontë të kokës dhe duarve. Ai donte të bëhej avokat, por përfundoi duke shërbyer për Marinën franceze ku punoi për disa vjet si inxhinier.
Më 1937, Tillet u takua me një mundës profesionist i cili e bindi që të bëhej mundës. Ata shkuan për trajnime në Paris, kurse suksesin më të madh e gëzoi në Boston, ku u bë shumë i famshëm dhe i kërkuar.
Tillet vdiq më 1954 në Çikago nga një sëmundje e zemrës.