Personi që u godit për vdekje nga vetura në Fushë Kosovë ishte i burgosur

Prishtinë | 30 Jan 2024 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Një person është goditur për vdekje në orët e para të mëngjesit nga një kamion në Bresje të Fushë Kosovës.
Fatmir Ajeti ishte i burgosur në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës por që i lejohej të punonte gjatë ditës. Lajmin e ka dhënë Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A.
I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat.
Shërbimi Korrektues i Kosovës u shprehë ngushëllime familjes dhe gjithë të të afërmve” thuhet në njoftim.

Të ngjashme