Personi që u vra dje në Veternik të Prishtinës është nga fshati Makovc

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Personi i vrarë gjatë grabitjes në Veternik është K.Krasniqi, i moshës rreth të 40-ave, nga fshati Makovc, raporton Indeksonline.

Vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 kur disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i shtëpisë ishte përgjigjur me armë duke e lënë një të vdekur.

Dyshohet se ishin katër persona që kishin tentuar të kryejn hajninë, ndërsa njëri nga ta ka mbetur viktimë e rastit.

Hetuesit policor kanë qëndruar deri vonë në vendin ku ka ndodhur vrasja në Veternik të Prishtinës.

Ata kanë marrë të gjitha gjurmët nga vendi i ngjarjes në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme