Perspektiva Multietnike Evropiane e Kosovës (MEPK) ka mirëpritur vendimin e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për rekomandimin për të ftuar Kosovën në anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).
Radomir Dimiq, kryetar i MEPK, ka shfaqur besimin se ky anëtarësim për Kosovën është i mirë për perspektivën e mëtejshme evropiane.
“Kur bëhet fjalë për qëndrimin e delegacionit serb se Kosova nuk është shtet dhe se është shkelur e drejta ndërkombëtare, nuk është aspak çudi që gjërat në Serbi vazhdojnë të jenë të turbullta, edhe pse shumë besojnë se edhe kjo është pjesë e Aneksit/ Marrëveshjes së Ohrit, vetëm se heshtin për këtë, për shkak të reagimeve negative të opinionit dhe ruajtjes së pushtetit”, ka theksuar Dimiq.
“Shpresojmë sinqerisht se hapi i ardhshëm i shqyrtimit të këtij vendimi më 18 prill do të jetë i suksesshëm për shoqërinë kosovare, e cila po përparon gjithnjë e më shumë në integrimet evropiane, për të cilën Perspektiva jonë multietnike evropiane i gëzon sinqerisht dhe i përgëzon qytetarët e Kosovës” thuhet në komunikatën për shtyp të kësaj organizate.