Një grup arkeologësh në Peru kanë zbuluar trupin e një mumie, që mund të jetë 800-1200 vjeçare. Kjo mumie para-inkase u zbulua në kompleksin arkeologjik që ndodhet në lindje të Limas.
Mumia u gjet në një pozicion të mbledhur dhe e lidhur me litarë në të gjithë trupin. Pranë saj u gjetën edhe objekte të tjera si tenxhere dhe poçe prej qeramike.
Sipas mediave lokale, arkeologët shpresojnë se ky zbulim do të hedhë dritë mbi kulturën Chaclla.