Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është përuruar fluturimi i parë për Amsterdam, raporton Ekonomia Online.
E pranishme ishte edhe ambasadorja e Holandës në Kosovë, Karin Boven. Ajo e quajti këtë një lajm të mirë.
“Jam shumë e lumtur që po realizohet fluturimi i parë, ju lumtë të gjithëvë. Ky është një moment i madh, besojë që pasagjerët do të shfrytëzojnë këtë linjë për të udhëtuat nga të dyja vendet”, tha ambasadorja.
E drejtori i Operimit në Aeroportin “Adem Jashari”, Levent Kaylak, tha se planifikojnë të rrisin numrin e fluturimeve.
“Ky është fluturimi i parë, ne po planifikojmë të rrisim numrin e fluturimeve. Ne jemi shumë të lumtur. Fluturimet nga Prishtina për në Amsterdam do të jenë dy herë në javë”, tha Kaylak.
VIDEO LIVE: