Përurohet konvikti numër VIII, do të vendosen 305 studentë

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 14:22 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendrës së Studentëve e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i është shtuar edhe një konvikt i ri, konviktit numër VIII. Në këtë konvikt do të vendosen 305 studentë të Fakultetit të Mjekësisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi dhe ai Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani dhe rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Marjan Dema.

Ministri Bytyqi tha se konvikti i ri do tu mundësoj mbi 300 studentëve kushte të mira të banimit. I pari i arsimit në vend u zotua se ministria që ai drejton do të investojë në të ardhmen edhe në ndërtimin e konvikteve të reja, por edhe përmirësimin e kushteve tek ata ekzistues.

“Ky konvikt tregon se jemi të angazhuar dhe zotuar të shtojmë kapacitetet e banimit sepse po ofrojnë kushte të mira të banimit dhe me çmime të volitshme. Përkundër problemeve me buxhet ne nuk do të ndalemi të krijojmë kushte më të mira për studentët”.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, i kishte thënë Ekonomia Online, në fillim të shatorit të vitit të kaluar se ky konvikt do të ishte gati deri më 20 tetor.

Tash ai thotë se për disa probleme teknike përurimi është dashur që të shtyhet.  Ai shtoi se përgjegjësi e ministrisë është që tu krijojë kushte studenteve.

“Është angazhim i shtuar për të shtuar kushtet. Studentët e meritojnë ketë. Ky konvikt tregon se do te mbetemi të angazhuar për të shtuar numrin e kapacitete. Do të kemi vazhdimisht bashkëpunim me akterët. Jemi të vetëdijshëm që ky konvikt nuk është i mjaftueshëm. Përgjegjësia jonë është që tu krijojmë kushte studentëve dhe ata të arrijnë rezultate. Studentët duhet të jenë persona përgjegjës për zhvillimin tonë”.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, tha se shpresojnë që kushtet e reja do t’i ndihmojnë studentët.

“Kostoja e ndërtimit është 1.5 milionë euro. Kjo nuk i plotëson kërkesat për strehim. Shpresojmë që kushtet e reja të ndihmojnë studentëve”.

Sfishta i kishte thënë Ekonomia Online, në fillim të shatorit të vitit të kaluar se ky konvikt do të ishte gati deri më 20 tetor. Arsye për ketë vonesë tha se kanë qenë çështjet teknike. Ndërsa studentët janë vendosur në konvikte tjera që nga janari.

“Përurimi është vonuar për shkak të çështjeve teknike, siç janë kyçja e në rrjetin e kanalizimit dhe rrymës. Mirëpo studentët i kemi sistemuar nëpër konvikte tjera, deri sa është bërë përurimi”.

Aktualisht në Qendrën e Studentëve banojnë mbi 4000 studentë që vijën nga qytete të ndryshme të vendit.

Për të banuara aty duhet që të jeni student i rregullt i Universitetit të Prishtinës, që të jetë në largësi më shumë se 25 kilometra nga kryeqyteti.

Pastaj nota mesatare luan rol vendimtar në arritjen e pikëve maksimale. Pikë ka edhe për kategoritë specifike si fëmijët e dëshmorëve të luftës, invalidëve ose veteranëve të luftës dhe fëmijët të cilët kanë gjendje jo të mirë ekonomike sociale.

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme