Përurohet objekti i ri i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Xërxe

Rahovec | 23 Qer 2016 | 13:03 | Nga

Banorët e fshatit Xërxe të Komunës së Rahovecit, nga sot e tutje do të kenë se ku ti organizojnë aktivitetet e tyre kulturore, pasi që sot u bë përurimi i objektit të ri të Shtëpisë së Kulturës në këtë fshat. Të pranishëm në përurim ishin, Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor , Sami Isufi, koordinator për investime në Ministrinë e

Administrimit të Pushtetit Lokal- projekt menaxher, nxënës   dhe banor të fshatit.

Image

Vehapi, kryetari i kësaj komune  tha se Xërxa është fshat i madh, i cili ka kontribuar në ndërtimin e ekonomisë komunale, dhe ne jemi munduar që t’ua kthejmë me investime të ndryshme në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme në këtë fshat.

Behar Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Xërxe, tha se ky objekt ka një rëndësi shumë të madhe për banorët e fshatit Xërxe, dhe do të jetë inkurajim për zhvillimet kulturore më të shpeshta.

Objekti është ndërtuar në dy faza, ku në fazën e parë MAPL ka investuar 90 mijë euro, ndërkaq Komuna e Rahovecit ka participuar me 28.790 mijë euro, kurse në fazën e dytë MAPL-ja ka investuar 100 mijë euro, Komuna e Rahovecit me 24 mijë euro. Totali i investimeve është 242.852 mijë euro.

Image

Të ngjashme