Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku më ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, kanë përuruar pikën më të re të Postës së Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, kryeministri Kurti shfrytëzoi mundësinë që ta dërgonte një kartolinë me bukuritë dhe pasuritë natyrore të vendit tonë, nëpërmjet shërbimit postar të Postës së Kosovës, ndërsa këtë pikë të Postës e quajti më të mirën në Kosovë.
“Nëse dikush ka pasur dilema se cili është vendi më i mirë në Prishtinë, është pikërisht pika më e re e Postës së Kosovës. Unë e shfrytëzova mundësinë që edhe ta dërgoj një kartolinë për shkak se e dimë që mjetet e teknologjisë informative sot na mundësojnë që të komunikojmë shumë shpejt, por megjithatë edhe kartolinat e kanë bukurinë e dashurinë e veçantë për njerëzit, për njëri tjetrin”, u shpreh Kurti, teksa përmendi edhe blerjen e motoçikletave elektrike dhe furgoneve.
“E falënderoj shumë kryeshefen, drejtoren Nora edhe ministren Artanen për punën që po e bëjnë në Postën e Kosovës e cila së fundmi ka një flotë prej 56 motoçikletave elektrike dhe shtatë furgonëve. Posta e Kosovës është duke u ngritur, duke i bërë shërbimet më cilësore, e më të shpejta e më të lira dhe duke qenë përherë pranë qytetarëve të vendit tonë pa dallim”, deklaroi Kurti.
“Është pika e 145 në Kosovë e njëkohësisht edhe pika më e mirë në kryeqytetin e Republikës në Prishtinë. Nëse dikush ka pasur dilema se cili është vendi më i mirë në Prishtinë është pikërisht pika me e re e postës së Kosovës. Unë e shfrytëzova mundësin që edhe ta dërgojë një kartolinë për shkak se e dimë që mjetet e teknologjisë informative sot na mundësojnë që të komunikojmë shumë shpejt, megjithatë edhe kartolinat e kanë bukurinë e dashurinë e veçantë për njerëzit, për njëri-tjetrin. Posta e Kosovës se fundmi ka një flotë prej 56 motoçikletave elektrike dhe 7 furgoneve. Posta e Kosovës është duke u ngritur, duke i bërë shërbimet më cilësore e më të shpejta e më të lira dhe duke qenë përherë pranë qytetarëve të vendit tonë pa dallim”, u shpreh Kurti.
Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, falënderoi Ministrinë e Ekonomisë për hapjen e kësaj pike, ndërsa premtoi shërbime shumë cilësore.
“Kjo zyrë sot ofron gjitha shërbimet postare po ashtu ofron edhe shërbimet financiare jo bankare për të gjithë qytetarë. Besojë që është një shembull i mirë i një bashkëpunim ndërinstitucional, sepse për hapje e kësaj zyre jemi shumë mirënjohës ndaj Ministrisë së Ekonomisë por edhe ndaj ndërmarrjes KEK, kjo zyre paraqet një shembull të bashkëpunimit ndërinstitucional në mesë institucioneve”, deklaroi ajo.