Përurohet QMF-ja në Komoran

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Është bërë përurimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran i cili është ndërtuar me mjetet buxhetore të Komunës së Drenasit.

Në përurimin e QMF-së, merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, stafi i QMF-së dhe qytetarë.

Kryetari Lladrovci tha se ndërtimi i objektit të QMF-së në Komoran ka qenë premtim i tij që kjo rrethinë të këtë një qendër të mjekësisë familjare e cila i plotëson nevojat dhe kushtet ndaj shërbimit të qytetarëve.

“Ne kemi arritur që të ndërtojmë dhe të bëjmë funksional këtë objekt një vit para kohës së planifikuar. Uroj qytetarët e Komoranit me rrethinë për këtë objekt i cili ka qenë nevojë e kamotshme. Ne kemi bërë që edhe shërbimi ndaj qytetarëve në objektin e vjetër të kryhet gjatë 24 orëve e ky shërbim do të vazhdoj edhe në këtë qendër. Komorani është shndërruar një qendër me të gjitha shërbimet, kujtojmë që para dy vitesh është vënë në funksion nënstacioni Policor, ndërsa besoj që vitin e ardhshëm Komorani do ta këtë edhe shërbimin e zjarrfikësve ”, ka thënë kryetari Lladrovci.


Të ngjashme