Përurohet rruga e asfaltuar Jabllanicë-Zaplluzhë

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 17:32 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, dhe kryetari i Dragashit, Samet Jonuzi, përuruan rrugën e asfaltuar që lidhë fshatrat Jabllanicë e Zaplluzhë.

Pas prerjes së shirit, ministri Zharku tha se kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane.

“Kjo rrugë është ndërtuar sipas standardeve më të larta dhe do të bëjë më të lehtë qarkullimin e banorëve të këtyre fshatrave. Njëherit ndihem mirë që kam pasur rastin ta realizojmë një projekt të tillë, sepse kjo zonë e ka merituar këtë rrugë”, tha ai për gazetarët.

Ndërsa, kryetari i Dragashit, Samet Jonuzi, i shprehu falënderimet e tij për ministrin Zharku dhe Ministrinë e Infrastrukturës, që bëri të mundur asfaltimin e një rruge e cila ishte ëndërr e kahmotshme e banorëve të kësaj ane.

Rruga Jabllanicë-Zaplluzhë, ka në gjatësi prej 8.6 kilometra, ka kushtuar 820 804 euro dhe është financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme