Përurohet rruga që lidhë fshatrat Morinë – Rezallë

Skenderaj | 29 Kor 2016 | 14:34 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku me zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, si dhe me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përuroi rrugën e re, e cila i lidh fshatrat Morinë dhe Rezallë të Skenderajt.

Zharku tha se ministria ka investuar rreth 900 mijë euro për këtë rrugë.

”Jemi bashkë më nënkryetarin Nura këtu në Rezallë për përurimin e rrugës së re, të një rruge evropiane, Morinë-Rezallë, një investim përafërsisht 900 mijë eurosh i Ministrisë së Infrastrukturës, me gjatësi rreth 6 kilometra dhe gjerësi prej 6 metrash. Në komunën e Skenderajt ne do të vazhdojmë edhe me investime të projekteve tjera. Në muajin maj e kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për financimin e 4 rrugëve të tjera, që kapin vlerën prej 1 milionë e 250 mijë eurosh”, tha ai.

Sipas tij, me projekte të këtilla fshatrat e komunës së Skenderajt do të lidhen në mes veti dhe natyrisht, do të kemi një rritje të mirëqenies së qytetarëve dhe një zhvillim ekonomik, posaçërisht të bujqësisë.
Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, realizimin e këtij projekti e vlerësoi si të rendësishëm dhe për këtë e falënderoi ministrin Zharku.

“Ky projekt ka një rëndësi të madhe për këtë rajon, sepse është njëri nga rajonet më të goditura gjatë luftës. Jemi në procedurat e tenderimit për pjesën e dytë të kësaj rruge deri në fshatin Likovc”, theksoi nënkryetari Nura.

Gjatë këtij përurimi, ministri Zharku me bashkëpunëtorë bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Rezallë.

Investitorë e realizimit të këtij projekti është Ministria e Infrastrukturës.

Displaying Rezalla (2).jpgDisplaying Rezalla (2).jpg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme