Me rastin e 100 vjetorit të kompanisë, që do të mbahet më 10 korrik, Bentley ka prezantuar një linjë të veçantë mobiliesh.
Bentley të gjitha elementet e mobilieve të prezantuara do ti prodhoj në një sasi të kufizuar prej vetëm 100 sosh, e të cilat tashmë mund të shikohen në panairin e mobilieve ‘Salone del mobile’ në Milano, kryeqyteti botërorë i modës, transmeton koha.net.
Të gjitha pjesët e mobilieve janë bërë me dorë dhe nga materialet më të mira që mund të gjenden në tregun e tanishëm.