Në përvjetorin e 27-të të rënies së Bahri Fazliut, Heroit të Kosovës, nga burgu i Hagës ka telefonuar vëllai i tij, Fadil Fazliu.
Lajmin e ka bërë të ditur nipi i familjes, Fahri Fazliu, përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se Fadili theksoi se “lavdia u takon atyre që ranë për këtë vend”.
Fadil Fazliu ndodhet ende në Hagë, në pritje të një vendimi gjyqësor.