Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Michael Nees, e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Shqipërisë U21.
Kjo sfidë zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Dardanët janë nikoqirë në takimin që zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19.00.
Ndryshe, Nees do ta grumbullojë skuadrën e Kosovës U-21 më 8 nëntor.
Në vijim është lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi. /Telegrafi