Njëzet e pesë prokurorë të rinj së shpejti priret t`i bashkohen sistemit prokurorial të Kosovës, konkretisht prokurorive themelore, pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës të martën miratoi propozimet e Komisionit për Rekrutim, për caktimin dhe shpërndarjen e prokurorëve nëpër prokuroritë përkatëse.
Por, përzgjedhja u bë pa praninë e medieve, ndërsa emrat e të përzgjedhurve nuk u bënë publikë as pas takimit.
Para miratimit të propozimeve, KPK-ja largoi nga salla mediet, duke mos i bërë publikë emrat e prokurorëve të përzgjedhur, e të cilët shumë shpejt pritet të dekretohen nga Presidenca. (Koha Ditore)