Përzgjidhet Polka-Dot Man për filmin e ri “Suicide Squad”

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Në botën e filmit Marvel, James Gunn ka treguar se cilat janë aftësitë e tij, ndërsa së shpejti këtë do ta tregojë edhe në ekipin rival, për Warner Bros dhe DC Comics, kur do ta bëjë regjinë e vazhdimit të filmit Suicide Squad. Në këtë do t’i ndihmojë edhe një përforcim tjetër i aktorëve, i cili vjen nga Marvel – David Dastmalchian.

Dastmalchian kemi pasur rastin ta shohim në Ant-Man, ndërsa në filmin e ri Suicide Squad ai do ta luajë Polka Dot-Man.

Image

Ky Suicide Squad i ri është planifikuar njëkohësisht si vazhdim dhe si reboot për personazhet, ndërsa në të kthehen Margot Robbie si Harley Quinn, Jai Courtney si Captain Boomerang dhe Viola Davis në rolin e Amanda Waller, e cila e mbledh ekipin. Idris Elba është gjithashtu pjesë e ekipit të aktorëve në një rol të ri, për të cilin ende nuk kemi detaje, shkruan KOHA Ditore.

Personazhi Polka-Dot Man, të cilin do ta luajë Dastmalchian, u shfaq në vitin 1962. Me emrin e vërtetë Abner Krill, ai ishte një kriminel i vogël i cili përpiqej të depërtonte dhe i cili ka kryer krime që kanë qenë tematikisht me pika, dhe kishte kostume të cilat përfshinin shtesa të pabesueshme – pikat në kostume mund të konvertoheshin në një varg armësh të ndryshme.

Dastmalchian, të cilin e kemi parë edhe në filmin “Ant-Man and the Wasp”, do të duhet të shfaqet edhe në filmin e ri “Dune” të Denis Villeneuve, i cili do të mbërrijë vitin e ardhshëm. Sa i përket “Suicide Squad”, këtë film e presim në fillim të gushtit 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme