Pesë anëtarët e familjes Bllaca nga Gjilani do të varrosen në fshati Cernicë, raporton Ekonomia Online.
E dyshuara për vrasjen e katërfishtë policja Valdete Bllaca, dyshohet se vrau nënën, babin dhe dy vëllezërit, e më pas veten.
Ndërsa gjatë së mërkurës në Gjilan kanë qëndruar Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtori i policisë Rashit Qalaj.
Ministri i MPB-së, Agim Veliu tha se do të punohet shumë për të zbardhur ky rast.
Ndërkohë, Polica ka konfirmuar se e ndjera Valdete Bllaca kishte mbajtur disa seanca trajtimi te psikologu.
Për këto arsye i ishte marr arma zyrtare, ndërsa ishte angazhuar kryesisht në punë administrative.