Quique Setien ka marrë përgjegjësinë për të udhëhequr Barcelonën drejt suskeseve në tri fronte, pasi e ka zëvendësuar Ernesto Valverden të hënën mbrëma.
Barcelona gjendet në krye të La Ligas dhe po ashtu në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa do të nisë garën në Kupën e Spanjës kundër Ibizas, javën e ardhshme.
Mirëpo, presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu ka thënë të martën se Setien është angazhuar për t’i dhënë skuadrës një shtytje në mesin e stinorit dhe janë përmirësime që duhet të bëhen.
“AFP Sport” sjell sfidat me të cilat duhet të përballet trajneri i ri i Barcelonës.
Forcimi i mbrojtjes
Barcelona ka pranuar deri më tash 23 gola në ligë, që është bilanc i ngjashëm si i Real Valladolidit, që zë vendin e 14-të dhe është gati dyfish më tepër se që ka pranuar gola Real Madridi apo Atletico Madridi.