Pesë faktorë që çojnë në çrregullimin e përqendrimit

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Janë pesë faktorë që çojnë në Çrregullimin Hiperaktiv të Defiçitit të Përqëndrimit (ADHD).

Rrjetet sociale

Shmangni navigimin në rrjetet sociale gjatë
kohës që punoni. Nësë “tundoheni” të kontrolloni herë pas here llogarinë tuaj, bëjeni këtë
gjatë kohës së pushimit, në mënyrë që të mos
ju shkaktojë shpërqëndrim.

Telefoni

Zgjidhni kohën e përshtatshme për të kontrolluar
kutinë e mesazheve. Të dëgjoni mesazhet e
ardhura njëherë e mirë, mund të sjellë më pak
shpërqëndrim dhe mund të rezultojë më efektive
se t’i përgjigjeni çdo thirrjeje në moment.

Stresi

Përvetësoni teknikat e reduktimit të stresit,
si psh: meditimin. Kjo mund t’ju ndihmojë të
“frenoni” mendimet stresuese, pa ju tërhequr
vëmendjen.

Lodhja

Shumë të rritur kanë nevojë për 7-9 orë gjumë
në natë. Jepini gjumit tuaj prioritet. Kjo do t’ju
ndihmojë shumë gjatë orëve të ditës. Gjithashtu
kushtojini vëmendje, intervaleve kohorë gjatë
ditës, kur ju ndjeheni më vigjilentë. Atëherë ju do
jeni më efektivë me planifikimin tuaj ditor.

Uria

Konsumoni të gjitha vaktet dhe mbani parasysh
këto këshilla:
• Hani gjithmonë mëngjes.
• Ushqime me proteina (djath, arra)
• Eliminoni karbohidratet e thjeshta
(ëmbëlsirat, makaronat)
• Konsumoni karbohidratete të përbëra

(www.spitaliamerikan.com)

Të ngjashme