Pesë fëmijë mbeten jetimë pasi prindërit e pavaksinuar vdiqën nga Covid-19

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Pesë fëmijë në Kaliforninë Veriore kanë mbetur jetimë pasi të dy prindërit e tyre të pavaksinuar vdiqën nga komplikimet e COVID-19.

Davy Macias, 37 vjeçar, një infermiere në Oakland, Kaliforni, u infektua me koronavirus ndërsa ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe vdiq menjëherë pasi lindi vajzën e saj të vogël.

Tani burri i saj, Daniel, 38 vjeç, ka vdekur gjithashtu, duke lënë pesë fëmijët e tyre, përfshirë vajzën e porsalindur, pa prindër.

Një mik i familjes ndau lajmin e dhimbshëm në një faqe në GoFundMe për fëmijët, duke shkruar: “Daniel humbi betejën e tij me COVID-19. Nuk ka fjalë për të përshkruar humbjen e tij dhe të Davy. Fëmijët janë mirë dhe ende nuk po e kuptojnë situatën”.

As Davy as Daniel nuk u vaksinuan kundër koronavirusit, kur të dy u infektuan muajin e kaluar, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme