Pesë gjërat që duhet t’i bëni për të qenë më të lumtur

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 20:30 | Nga

Të fitoni më shumë para, të gjeni një punë të mrekullueshme dhe të udhëtoni anë e kënd botës mund t’ju duken si gjëra që janë çelësi i lumturisë, por sipas ekspertit të lumturisë, profesorit Paul Dolan, ndryshimet e thjeshta janë çelësi i sjelljes së kënaqësisë në jetë.

Dolan, profesor dhe këshilltar qeveritar për ta bërë popullin më të kënaqur, pohon se shumë gjëra të cilat njerëzit mendojnë se i bëjnë të lumtur vetëm sa janë duke ndikuar në mënyrë negative te ta.

Pra, edhe pse ngritja e pozitës në vend punës mund t’ju duket si çelësi i lumturisë, ajo ngritje vetëm sa do t’ju sjell orë më të gjata pune, më shumë stres dhe më shumë angazhim. Njësoj edhe udhëtimi nëpër botë do t’ju ndajë nga më të dashurit tuaj.

Sa i përket të ardhurave më të larta, studime të shumta kanë treguar se askush nuk bëhet më i lumtur me një shumë ekstra.

Sidoqoftë, ai i ka identifikuar pesë mënyra të cilat, sipas tij, ju bëjnë menjëherë të lumtur. Ato janë:

– Dëgjoni muzikën e preferuar

 – Shpenzoni pesë minuta më shumë me dikë që ju pëlqen

– Bëni aktivitete të ndryshme jashtë shtëpisë

– Ndihmoni dikë tjetër

– Përjetoni një eksperiencë të re

Gjatë fjalimit të tij në The Hay Festival, ai ka treguar se është e rëndësishme të ndryshoni atë që bëni, e jo atë që e mendoni.

pauldolan_3323619b

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme