Pesë kandidatë në garë për dy pozita për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese – këta janë emrat

Prishtinë | 05 Nën 2024 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, të martën, u konstatua se pesë kandidatë kanë aplikuar dhe të njëjtit i plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për dy pozita për gjyqtarë.

Kandidatët janë: Selman Ymeri, Flamur Mrasori, Ardita Haxhinikaj-Demi, Ramadan Gashi dhe Avdylkadër Muçaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu, në këtë mbledhje Komisioni vendosi që për këta kandidatë të zhvillohen intervistat me gojë më 14 nëntor 2024.

Prezent nga anëtarët e këtij Komisioni ishin deputetët: Adnan Rrustemi, Pal Lekaj, Mimoza Kusari-Lilaj, Driton Selmanaj, Avokati i Popullit: Naim Qelaj dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Gresa Cakaj-Nimani.

Ndryshe, mbledhja e kaluar e këtij Komisioni kishte dështuar të mbahej në mungesë të kuorumit.

Të ngjashme