Vajzat me flokë të errët dhe me lëkurë gruri, zakonisht bëjnë gabime në mënyrën se si grimohen, sepse shpeshherë vendosin një kontrast të fortë mes ngjyrës së errët të flokëve dhe ngjyrës së lëkurës.
Grimi nuk është gjithmonë ai që vendos ekuilibrat, ndaj disa këshilla duhet t’i marrësh parasysh.
1. Fillimisht, vendos nëse do të theksosh më shumë buzët apo sytë! Asnjëherë të dyja. Te vajzat me flokë të errët përshtaten më shumë nuancat e ngjyrave të ndezura dhe intensive, si për sy, ashtu edhe për buzë, mirëpo kushti është të përcaktosh njërën, në mënyrë që të mos e ngarkosh veten me shumë grim.
2. Zgjidh një ton sysh me nuancat e kumbullës së verdhë, boronicës apo ullirit. Këto janë ngjyrat ideale që nuk e zhgënjejnë asnjëherë një zeshkane dhe për sezonin e dimrit janë më të përshtatshme.
3. Grimi – jo më shumë se një ton nga ngjyra e lëkurës. Zakonisht, tendenca e zeshkaneve është të përdorin një make grim me ngjyrë të hapur dhe ndonjëherë edhe mjaft të errët. Këshilla e grimerëve është që zeshkanet, në përgjithësi të mos lëvizin më shumë se një ton nga ngjyra e lëkurës së tyre.
4. Zgjidh hijet e syve (nga mesi i syrit në drejtim të këndeve të jashtme të tij) me ngjyrë vjollcë të mbyllur apo nuancat e kafes.
5. Në fund, finalizo me qerpikët, një rimel me ngjyrë të zezë ose të kaftë të errët. Nëse flokët i ke me një nuancë të errët, atëherë përdor nuancat më të hapura në sy.