Nutricionistja Rhiannon Lambert, e cila punon me shumë njerëz që vuajnë nga çrregullimi në të ushqyer, ka pesë këshilla kryesore se si të silleni me personat që vuajnë nga ky problem.
Andaj, nëse jeni të brengosur që ndokush nga familja dhe shoqëria juaj po vuan nga ky çrregullim, kini parasysh këto këshilla nëse ndjeheni të gatshëm që t’iu ndihmoni:
Dini se me çfarë po përballeni – “Familjarizojeni veten me simptomat e çrregullimit në të ushqyer, në mënyrë që të ndjeheni të informuar kur e diskutoni këtë me ta”, thotë Lambert.
Bëjini që të ndjehen të sigurt – “Vendosni se me kë ka më shumë gjasa që ata të çelen”, rekomandon Lambert. “Sigurojini që jeni aty për ta”.
Mos flisni për peshën e tyre – tentoni që të mos e përqendroni bisedën rreth ushqimit apo peshës.
Jini të mirë – “Hamendësoj nëse do të doje të flisje për atë se si ndjehesh”, është një nga qasjet që Lambert sugjeron, kur doni të flisni me njerëz që ballafaqohen me këtë çregullim.
Jini përkrahës – “Është e rëndësishme që të kujtoheni të se çrregullimi në të ushqyer është një sëmundje mendore serioze dhe nuk është faji i personit që vuan nga kjo sëmundje”, thekson Lambert.
“Andaj mbi të gjitha, është absolutisht thelbësore që ta bëni këdo që ju besoni se është duke vuajtur, që të ndjehet sa më i përkrahur që është e mundur në mënyrë që t’iu ndihmoni përgjatë rikuperimit të tyre”, përfundoi ajo.