Pesë mendime që ju pengojnë të bëheni i pavarur financiarisht

Prishtinë | 17 Mar 2023 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Paratë janë një temë kryesore për shumë njerëz. Mendimet si “Si do t’i paguaj borxhet?” “A do e shlyej ndonjëherë kredinë?” “A do të jem në gjendje të dalë në pension?” kalojnë shpesh në mendjen tonë.

Ndërkohë që ne mendojmë, shqetësohemi, madje dhe stresohemi ne harxhojmë shumë energji nga truri jonë. Prandaj ne kemi më pak energji për të shkuar drejt kreativitetit, paqes, lumturisë, aftësisë për të zgjidhur probleme, apo ndjenjës se ne arrijmë të kontrollojmë jetën tonë.Të mbledhësh mendjen nga ana financiare nuk do të thotë vetëm të blesh një makinë të re apo të shlyesh borxhin. Për shumë njerëz ka lidhje me shëndetin fizik dhe me sasinë e stresit që shkakton mungesa e parave.Sot dua të ndaj me ju pesë bindje që ju keni krijuar që po ju pengojnë të keni liri financiare.

1. Dikush tjetër duhet ta bëjë këtë për mua

Ku përgjegjësit financiare i vendosni mbi dikë tjetër, ju thjesht po blini kohën tuaj, po paguani sasi të vogla në karta krediti, nuk po planifikoni të ardhmen tuaj. Sa më gjatë të rrini e të prisni për atë personin magjik që të fillojë të kujdeset për financat e tua, aq më mbrapa keni për të ngelur. Kur është KOHA e DUHUR për të marr përgjegjësit e tua financiare?… Tani!

2. Mua nuk më ecën me paratë

Bashkohu me grupin. Ka shumë njerëz që nuk dinë t’i menaxhojnë paratë, buxhetin, dhe të planifikojnë të ardhmen financiare. Me siguri ti nuk ke qenë aq i zoti në ecje kur mësove të hedhësh hapat e parë. Por gjithashtu ti nuk ke qenë një shofer i shkëlqyer kur vure duart në timon për herë të parë. Prandaj ne duhet të kemi durim, mësues dhe praktikë.

Menaxhimi financiar nuk është një talent me të cilin ne kemi lindur. Fatmirësisht, ka me miliona libra financiar, emisione në radio, trajnime online, konsulentë, këshillëtarë, dhe trajner. Ndoshta nuk është gjëja që dini të bëni më mirë, por “Mua nuk më ecën me paratë,” nuk është më një justifikim për menaxhimin e keq financiar.

3. Paraja është e babëzitur dhe e pashpirt

E vetmja mënyrë që të bësh para është duke i dhënë asaj vlerë. Nuk ka rëndësi nëse je CEO i kompanisë tënde ose një punëtor i thjeshtë në një fabrikë. Ti po i jep vlerë (produkte/shërbime) kësaj bote në këmbim të një vlere (parasë). Sa më shumë vlerë të japësh, aq më shumë vlerë do të marrësh. Nuk ka gjë më të ndjerë sesa të kultivosh dhuratat e tua unike dhe talentet dhe t’i japësh vlerë kësaj bote.

4. Unë nuk jam __ mjaftueshëm

Unë nuk jam i zgjuar mjaftueshëm. Unë nuk jam i edukuar mjaftueshëm. Unë nuk jam i vjetër/i ri mjaftueshëm. Plotësojeni hapësirën bosh sipas dëshirës. E vërteta është se, nuk ka rëndësi se çfarë justifikimi zgjedh të mbushësh hapësirën, me shumë mundësi ti njeh dikë i cili e ka kaluar këtë pengesë dhe ka arritur një sukses financiar.

Mos harro, askush nuk do të vlerësoj më shumë se vetja. Nuk ka buxhet të mjaftueshëm që mund të të ndihmojë të bëhesh i suksesshëm nëse ti vet nuk beson që ti je vet suksesi. Zëri i brendshëm që thotë “Unë nuk jam __ mjaftueshëm” do vazhdoj të të mbajë në një jetë mediokre.

5.  Paraja është e rrezikshme, mos bëj para

Chalene Johnson e përdor këtë shprehje kur flet për njerëz të cilët kanë frikë të shpenzojnë para për të fituar para. Të marrësh vendime të bazuara në frikën e humbjes apo dështimit asnjëherë nuk shkon drejt suksesit. Në fakt, zakonisht vendimet e bazuara në frikë do të vjedhin lumturinë tënde apo kënaqësinë e suksesit.

A ke qenë ndonjëherë i frikësuar se mund të humbasësh $10 sesa të fitosh $100?

Nëse po atëherë vendimet e tua të biznesit janë të bazuara në frikë, dhe nuk sjellin asnjë mirëqenie. Ka mendime të ndryshme mes atyre që marrin vendime financiare për t’u larguar nga frika dhe atyre që marrin vendime financiare për të rritur mirëqenien. Vendimet e marra me frikë do të mbajnë në varfëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme