Në një dekadë ku stresi, depresioni dhe ankthi janë prezentë gjithandej, është shumë e rëndësishme të punojmë dhe ta mbajmë mirë shëndetin mental
Fatmirësisht ekzistojnë disa mënyra, të cilat janë aprovuar shkencërisht dhe të cilat e përmirësojnë dukshëm shëndetin tonë mental.
Praktikoni optimizmin- duke shikuar anën pozitive të gjërave, ju e përmirësoni shëndetin tuaj mental. Njerëzit optimistë janë 35% më pak të rrezikuar të pësojnë një sulm në zemër, kanë tendencë të hanë më shëndetshëm, të ushtrojnë vazhdimisht, të kenë sistemin më të fortë imunitar si dhe të jetojnë më gjatë. Të jeni pozitivë nuk do të thotë ta injoroni stresin e ditës. Të jesh optimist do të thotë që kur ndodhin gjëra negative në jetë, të mos e fajësoni veten, dhe të mësoni nga gabimet. Nëse mendoni se nuk jeni person optimist, mos i brengosni, shkenca ka treguar se vetëm 25% e optimizmit është e programuar nga gjenet tona, që do të thotë ne mund ta ushtrojmë trurin tonë t’i shoh gjërat më pozitive, shkruan CNN.
Bëni punë vullnetare– studimet kanë treguar se t’i viheni njerëzve në shërbim, duke ju ndihmuar pa pritur asgjë në këmbim, i stimulon disa qendra të trurit, që janë të lidhura më hormonet e lumturisë. Puna vullnetare e minimizon stresin, e përmirëson depresionin si dhe e zvogëlon rrezikun e disa problemeve të tjera shëndetësore.
Jeni mirënjohës– numërimi i gjërave pozitive që ju ndodhin në jetë, na mbron nga ankthi dhe depresioni. Sipas ekspertëve një ndër mënyrat më të mira për ta bërë mirënjohjen pjesë të jetës tuaj, është të mbani shënime. Përpara se të shkoni në shtrat, shkruani një eksperiencë të mirë që keni pasur brenda ditës sado e vogël që të jetë.
Shoqërohuni me njerëz– sipas ekspertëve, njerëzit të cilët janë më të lidhur me familjen, shoqërinë dhe komunitetin janë më të lumtur dhe kanë shëndet më të mirë mental. Kjo teori është vërtetuar me anë të një studimi të bërë nga shkencëtarë të Universitetit të Harvardit.
Qartësoni qëllimet tuaja në jetë– gjetja e qëllimit kryesor të jetës, është një mënyrë e mirë për të qenë të lumtur. Psikologu nga Universiteti i Pensilvanisë Martin Sëlingman, ka thënë për CNN se gjetja e qëllimit jetësor, mund të bëhet vetëm kur një individ bëhet pjesë e një gjëje më të madhe se vetja, duke përfshire religjionin, familjen dhe kauzat e tjera sociale siç është puna vullnetare.