Pesë mënyra si ta zgjatni “jetën” e baterisë së telefonit

Prishtinë | 21 Jan 2017 | 14:21 | Nga

Kohët e fundit po prodhohen “telefon të mençur”, me shumë aplikacione e funksione. Por, përdorimi i tyre shkarkon edhe më shpejt baterinë.

Lidhur me këtë problem që e kanë të gjithë përdoruesit e smartphonëve, “The Verge” na tregon disa truqe se si të zgjatim jetën e tyre.

E para ka të bëjë me dritën e telefonit, e cila nuk duhet të mbahet aq e fortë. Nëse përdorni një dritë më të zbehtë do të harxhoni më pak bateri.

Më pas duhet të fikni shërbimin e vendndodhjes (location). Ajo çaktivizon opsionin e GPS në telefon.

Sipas “The Verge”, duhet të aktivizoni “Battery saver mode”, pasi ajo fik bacgraundin dhe rifreskon telefonin.

Ndërsa e katërta ka të bëjë me aktivizimin e shërbimit “Airplane Mode”, pasi ajo mbyll mundësinë e telefonatave, mesazheve dhe shërbimit të internetit.

Dhe e fundit, mbani gjithmonë një ushqyes portabël, kështu që telefoni nuk do tu fiket kurrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme