Pesë milionë nënshkrime në peticionin për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Peticioni i cili i kërkoi Qeverisë britanike për të revokuar nenin 50 dhe rishikimin e planit të saj për të dalë nga Bashkimi Evropian ka kaluar 5 milionë nënshkrime, pas një proteste masive e cila u mbajt të shtunën në Londër.

Që nga ora 2:18, të dielën, 5.000.438 kanë nënshkruar peticionin duke e bërë atë ndër peticionet më të popullarizuara në faqen e parlamentit.

Shifra më e lartë para kësaj ishte në shifër prej 4.150.260, ishte një peticion i vitit 2016 që bënte thirrje për një referendum të dytë.

Peticioni vazhdoi të rritet pas marshit të së shtunës, të cilën organizatorët pretendonin se panë më shumë se një milion njerëz në rrugët e Londrës.

Margret Georgiado, gruaja e cila e bëri peticionin, tha të shtunën se kishte marrë kërcënime me vdekje. Georigiadou shkroi në Twitter se natën e së premtes ajo kishte marrë tri kërcënime të tilla përmes telefonit. Ajo theksoi se kishte fshirë edhe llogarinë e saj në Facebook pasi drejt saj kishte shpërthyer “përrua e akuzimeve”, shkruan “The Guardian”, transmeton Koha.net.

Në marshimin e së shtunës, protestuesit që mbanin flamuj të BE-së dhe pankarta, u endën nga Hyde Park Corner deri në Sheshin e Parlamentit.

Deputetët u rreshtuan në skenë për të adresuar turmat dhe për t’i bërë thirrje qeverisë për të siguruar një “votim të popullit” në Brexit.

Nënkryetari i Partisë Laboriste, Tom Watson, akuzoi kryeministren se kishte humbur kontrollin e procesit të Brexitit dhe tha se mund ta mbështeste vetëm marrëveshjen e saj nëse “ju lejoni që njerëzit të votojnë gjithashtu për të”.

Ish deputetja konservatore Anna Soubry, tani anëtare në Grupin e Pavarur, u kërkoi kolegëve të saj parlamentarë që të “vënë shtetin në vend të parë, dhe të votojnë për vullnetin e popullit”.

Gjithashtu duke iu drejtuar turmave, prefekti i Londrës, Sadiq Khan, kërkoi që neni 50 të tërhiqej.

“Është koha që neve, njerëzve të Britanisë, të na jepet fjala e fundit për Brexit”, tha ai.

Të ngjashme