Më shumë se pesë milionë njerëz në botë janë prekur me Coroanvirusin COVID-19, ndërsa 328 000 kanë vdekur si pasojë e tij, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Amerika Latine tashmë ka kaluar me shifra Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.
Në SHBA, siç raporton SkyNews, janë raportuar afro 92,000 vdekje derisa në Evropë afro 165 000.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, të mërkurën regjistroi 106,000 raste të reja.
Në Kosovë, deri tash janë raportuar 1003 raste të të infektuarve, ndërkaq 772 janë raportuar të shëruar e 29 të vdekur.