Pesë muaj burg për shmangie nga tatimi

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka dënuar me pesë muaj burg të pandehurin G.P., për shkak se ka kryer veprën penale shmangie nga tatimi, por të cilin dënim nuk do ta vuajë pasi që masa e burgimit është zëvendësuar me gjobë prej 800 eurosh.

Në një komunikatë për media thuhet se i pandehuri gjatë vitit 2013, ka ofruar të dhëna të pavërteta për të ardhurat e veta, me qëllim të shmangies së tatimeve, duke fshehur faktet për të ardhurat dhe veprimtarinë ekonomike në cilësinë e pronarit të kompanisë, ashtu që ka paraqitur fatura fiktive në Administratën Tatimore të Kosovës, duke blerë fatura fiktive nga 4 kompani, ku i është shmangur tatimit në shumë 66,282.76 euro, ndërsa shmangies tatimore në TAP 41,160.32 euro, ku shmangia e përgjithshme është në vlerë 107,443.32 euro, e cila vërtetohet edhe në bazë të ekspertizës së bërë nga eksperti financiar.

Pas shpalljes së aktgjykimit, me propozimin e mbrojtësit dhe me pëlqimin e të akuzuarve, dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë, në shumën prej 800 euro.

Gjykata të akuzuarit G.P., i ka shqiptuar dënim unik me gjobë 1,300 euro, të cilën i akuzuari është i obliguar ta paguajë në afat 15 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi. I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, të paguajë 50 euro, dhe shumën 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme