Pesë mungesa të mëdha për Anglinë, Tuchel detyrohet të bëjë ndryshime në skuadër

Prishtinë | 21 Sht 2026 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Thomas Tuchel ka marrë një lajm aspak të mirë para ndeshjeve të ardhshme të Ligës së Kombeve, pasi pesë futbollistë të rëndësishëm janë detyruar të largohen nga grumbullimi i Kombëtares së Anglisë për shkak të dëmtimeve.

Tino Livramento, Kobbie Mainoo, Cole Palmer, Marcus Rashford dhe Declan Rice nuk do të jenë në dispozicion të “Tre Luanëve” për sfidat e radhës në Nations League.

Mungesat e tyre i kanë shkaktuar telashe trajnerit Thomas Tuchel, i cili tashmë duhet të riorganizojë formacionin dhe të gjejë zgjidhje alternative në disa pozita, raporton Reuters.

Për të mbuluar boshllëqet e krijuara nga dëmtimet, Tuchel ka vendosur të bëjë dy ftesa të reja.

Në grumbullim janë thirrur mesfushori i Evertonit, James Garner, dhe ylli i Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White.

Të dy futbollistët pritet t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit në “St. George’s Park”, aty ku Anglia po përgatitet për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja angleze do të përballet me Spanjën, Çekinë dhe Kroacinë në sfidat e radhës, ndërsa Tuchel tashmë do të duhet të menaxhojë skuadrën me disa mungesa të rëndësishme.

Të ngjashme