“Rossoneri” e kanë një listë të ngushtë prej pesë lojtarësh, gjatë verës e zgjedhin njërin
Milani është në kërkim të një sulmuesit për sezonin e ardhshëm.
“Rossoneri” e kanë në dispozicion një listë të ngushtë prej pesë lojtarësh dhe do të mundohen që ta transferojnë njërin prej tyre gjatë verës që po vjen.
Portali italian “Calciomercato” shkruan se Andre Belotti i Torinos, Dusan Vlahovic i Fiorentinës dhe Donyell Malen i PSV-së janë tre top-objektivat e gjigantit italian, përcjell Gazeta Express.
Kuqezinjtë ndërkohë i pëlqejnë edhe Myron Boadun e AZ Alkmaarit dhe Odsonne Edouardin e Celticut.
Mbetet të shihet se cili prej këtyre pesë futbollistëve do të përfundojë në “San Siro” pas përfundimit të këtij sezoni.