Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24-orësh ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe në vend janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Nga policia bëhet e ditur se këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Istog, Klinë dhe Gjakovë, shkruan Gazeta Express.
Në raport theksohet edhe se nga këto raste, në prangat e policisë kanë përfunduar tre persona, dy prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, kurse njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 11.08.2025 – 08:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje viktima m/k, është sulmuar fizikisht nga djali i tij m/k. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
DHUNË NË FAMILJE
DHUNË NË FAMILJE Gjakovë / 07.08.2025 – 09:00. Dyshohet se i dyshuari m/k e ka fyer dhe i ka shkaktuar dhunë psiqike viktimës f/k. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt